- web page
- [web peixh] veb-faqe ( veb-faqe është dokument tekstual në veb që përmban informatë të formatuar dhe tregues drejt datotekave grafike, multimediale dhe drejt veb-faqeve tjera. Disa nga datotekat grafike dhe multimediale paraqiten menjëherë pasi që shfletuesi ta "lexojë" veb-faqen. Datotekat tjera paraqiten pas aktivizimit (me klikim) të linkut që çon deri te ato. Secili dokument në veb quhet veb-faqe (anglisht, web page ) dhe ai mund të përmbajë lidhje (hiperlinqe) për në veb-faqe tjera, që ofrojnë informata plotësuese. Veb-i bazohet në dokumente tekstuale dhe kjo e bën krijimin, rregullimin dhe transferine veb-faqeve shumë të lehtë. Veb servisi është fleksibil: në veb-faqe lehtë mund të ngjisni dokument me grafikë ose multimedia, nëse atë dokument e lidhni me datotekën (dokumentin) tekstual bazik. Poashtu ekziston mundësia që veb-faqja të ndërlidhet me veb-faqe tjera.Tërësia e veb-faqeve të ndërlidhura mes vete quhet veb-sajt ( Web site ). Servisi Veb është shërbimi më i popullarizuar i internetit, sepse grafikisht është i lehtë per përdorim, e poashtu i lehtë është edhe publikimi i informatave në veb.)Veb (në anglisht Web - shkurtesë nga World Wide Web-WWW ) është shërbimi më i ri dhe më i popullarizuar nga serviset e shumta të përhapura në internet. Veb-i kombinon tekst, grafikë, multimedia dhe linqe mes datotekave, duke krijuar rrjet të madh të informatave, të cilat mund t'i gjejmë shumë lehtë. Në fakt, ai paraqet mënyrë e qasjes deri te një informatë në internet, duke shfrytëzuar tekst dhe grafikë.
English-Albanian dictionary. 2013.